Home / Kronika / Vjedhja e dokumenteve të Dhërmiut ndodhi për 3 minuta, kamerat e sigurisë nuk filmuan asgjë/ Hetim edhe punonjësve të kadastrës së Qarkut

Vjedhja e dokumenteve të Dhërmiut ndodhi për 3 minuta, kamerat e sigurisë nuk filmuan asgjë/ Hetim edhe punonjësve të kadastrës së Qarkut

Autori ka ditur vendosjen e saktë të dosjeve ndërkohë që mësohet se ka vjedhur dosje origjinale të zonës së Dhërmiut.

Sa i takon dokumenteve të vjedhura janë dokumente origjinale të tokave të Dhërmiut, kanë humbur dosje të cilat ASHK nuk i ka marrë në dorëzim për t’i regjistruar. Janë prona të cilave u kanë dalë më shumë se një pronar dhe ASHK nuk i ka regjistruar për këtë arsye. Me humbjen e dokumenteve origjinale rrezikohet tjetërsimi i pronës.

Burime nga policia thanë se ishin grabitur dosje të pronave të bregdetit që nuk ishin marrë në dorëzim nga arkiva e ASHK- së, për shkak të mangësive.

Pronësia në bregdet është burim i vijueshëm konfliktesh në Vlorë. Për shkak të përplasjeve për pronat kryesisht në rivierë ku po ndërtohen ndërkohë një sërë resortesh luksoze Agjencia Shtetërore e Kadastrës në Vlorë ka ndërruar 10 drejtues në dy vitet e fundit.

Oficerë të policisë që kërkuan të mos identifikoheshin thanë se vjedhja kishte ndodhur në jo më shumë se 3 -5 min. Sipas të njëjtit burim në zyrën e administrimit dhe mbrojtjes së tokës, gjatë kontrollit të policisë ka rezultuar se mungojnë 2 dosje të AMT-je të pronave në bregdet, konkretisht në fshatin Dhërmi, Himarë.

Pavarësisht se institucioni ka kamera të sigurisë, ngjarja nuk është regjistruar nga këto të fundit. Autori ka përdorur një kënd tjetër daljeje dhe u është shmangur atyre. Autoritet dyshojnë se autori, ka vepruar i ndihmuar me informacion nga zyrtarë të institucionit dhe ka marrë vetëm një numër dosjesh me interes.

Leave a Reply

%d bloggers like this: