Amerika

Konfirmohet rasti i parë me Ebola në Nju Jork dhe Mali

aaa821Një mjek, i cili kishte qenë vullnetar në Afrikën Perëndimore u trajtua në një spital të Nju Jorkut pasi rezultoi pozitiv për virusin e Ebolas, rasti i parë i konfirmuar në qytetin disamilionë banorësh, njoftuan zyrtarë të ndryshëm.

Ndërkohë, qeveria e Malit konfirmoi praninë e virusit në një vajzë dyvjeçare, e cila kishte ardhur në vend nga Guinea fqinje, çka përbën edhe këtu rastin e parë në vend.

Mjeku njujorkez, i identifikuar si Craig Spencer, 33 vjeç, u izolua në ”Bellevue Hospital Center” për trajtim të mëtejshëm, pasi kishte patur temperaturë të lartë dhe simptoma gastrointestinale, karakteristike për Ebolan.

“Nuk ka asnjë arsye që njujorkezët të alarmohen”, deklaroi kryetari i bashkisë, Bill de Blasio.

Ndërkohë, guvernatori i ri i Nju Jorkut, Andrew Cuomo deklaroi se autoritetet shëndetësore të qytetit kishin reaguar shumë shpejt.

“Jemi gati për çdo rast të ri”, deklaroi Cuomo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button