Home / Kronika / Plagosen 2 të rinj në Tiranë/ Policia ngre pika kontrolli për kapjen e autorit

Plagosen 2 të rinj në Tiranë/ Policia ngre pika kontrolli për kapjen e autorit

Rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit A. N., rreth 27 vjeç dhe Xh. V, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, deklaron policia.

Autori i plagosjes ka arritur të largohet, ndërsa policia ka ngritur disa pika kontrolli dhe po vazhdon krehjen e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj, si dhe për gjetjen e provave që do të çonin në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Kujtojmë se një ditë më parë, një 22-vjeçar është plagosur brenda makinës së tij në zonën e njohur si Lulishtja te “Komuna e Parisit”.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit A. N., rreth 27 vjeç dhe Xh. V, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

%d bloggers like this: