Home / Kosova / Ministri Sveçla i kundërpërgjigjet Borrellit: Gabon nëse mendon se do koordinohemi me Beogradin

Ministri Sveçla i kundërpërgjigjet Borrellit: Gabon nëse mendon se do koordinohemi me Beogradin

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i është përgjigjur deklaratës së përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, për aksionin e sotëm në veri të vendit.

Sveçla ka thënë se aksioni të cilin Borrell e quajti “unilateral” nuk mund të ishte ndryshe, pasi sipas tij në Kosovë përgjigjet një Polici e Kosovë, Dogana, AKI-ja e KFOR-i, me të cilët janë koordinuar.

“Deklaratës së Borrell, së pari aksioni në luftë kundër kontrabandës ne kemi gati çdo ditë. Dje policia e Kosovës ka pasur aksion ku është arrestuar një falsifikator i faturave të ndryshme. Nacionaliteti i tij është turk. Është dashtë edhe dje të koordinohemi me dikë për aksionin tonë. Ky aksion ka qenë puro kundër kontrabandës që është plagë që po kullon për financat për shoqërinë dhe shtetin e Kosovës. Kemi pasur koordinim me akterët ndërkombëtarë, i kemi informuar për këtë aktivitet”.

Sveçla tha se ëstë qasje e gabueshme nëse dikush mendon që Kosova i përgjigjet Beogradit për veprimet kundër krimit në territorin e Kosovës.

“Ai ka thënë aksion uniletaral, me kë mund ta bëjmë ne një aksion multilaterale, është një polici, një doganë, një AKI, një KFOR, që është informuar paraprakisht. Kështu që, për kë e ka pasur fjalën ai, nuk e di. Nëse dikush mendon se ne duhet të koordinohemi me Beogradin që të godasim ata që Beogradi po i mbron në krim, atëherë është qasje e gabueshme”, shtoi Sveçla në konferencë për media.

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: