Kosova

“Stop”, ambasadori gjerman në Kosovë i reagon ashpër Rakiqit për aksionin e sotëm

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, ka reaguar ashpër ndaj ministrit serb në Qeverinë e Kosovës dhe njekosisht kryetarit të Listës serbe Goran Rakiq.

Ky i fundit, aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës, e ka krahasuar me “natën e kristaltë”, (Kristallnacht – pogromi i gjermanëve nazistë kundër çifutëve). Rakiq ishte në takim me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Rashkë, pas aksionit të Policisë së Kosovës në nivel vendi, kundër kontrabandës së mallrave dhe krimit të organizuar.

“Nuk mund të durojmë më, kjo ka qenë si Nata e Kristaltë për ne, ky takim me Vuçiqin është më i rëndësishmi, është derdhur gjak serb mbi xhamat e thyer”, ka deklaruar Rakiq.

Por, ambasadori gjerman ka thënë se ky krahasim është i papranueshëm, përcjell Bota sot..

“Ndaloni! Krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me “natën e kristaltë” është i papranueshëm.

Krahasime të tilla kontribuojnë drejt rrëfimeve të shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit. #MbroniFaktet”, ka shkruar në një postim në Twitter Rohde.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button