Home / Horoskopi / Horoskopi për datën 24 tetor 2014

Horoskopi për datën 24 tetor 2014

horoskopiDashi

Momente të kënaqshme nën shoqërinë e miqve të vjetër. Në dashuri do të përjetoni surpriza të vogla. Mos kini frikë të merrni vendimet e duhura dhe guximtare.

Demi

Mos thoni gjithçka që mendoni. Mos u besoni thashethemeve. Bëni kujdes ndaj personave pak të ndershëm. Mbylleni mirë derën e shtëpisë kur të dilni. Në mëngjes duhet të tregoheni shumë të duruar.

Binjakët

Fitime prej udhëtimeve ose nga aktivitetet komunikuese. Do t’ju admirojnë për mënyrën e sjelljes dhe të të punuarit. Rënia në dashuri nuk është një dramë: jetojeni këtë moment me lumturi.

Gaforrja

Sot do të ndiheni shumë familjarë, megjithatë edhe shoqërinë nuk duhet ta lini pas dore. Disa persona që ju kanë bërë premtime konkrete do të bëhen të “gjallë”. Lajmet e mira do t’ju sjellin një humor të shkëlqyer.

Luani

I qëndroni pranë partnerit, sepse në këtë moment ka shumë nevojë për ju. Mos e nënvlerësoni ekzistencën e tij. Një person i dashur mund t’ju bëjë një ligësi. Jini të kujdesshëm në çdo situatë.

Virgjëresha

Të reja të mira në shumë drejtime për ata që kanë lindur në ditën e martë dhe të enjte. Mos u gënjeni nga sjellja e mirë e dikujt, sepse e bënë vetëm për interes. Do të përdorni të gjitha energjitë tuaja për fitore.

Peshorja

Do të lodheni nga serioziteti ndaj disa personave që ju kanë propozuar projekte konfidenciale, por të çuditshme. Gjithsesi mos e humbni sjelljen tuaj diplomatike. Në familje do të kaloni momente të bukura.

Akrepi

Sot do të ndiheni veçanërisht në paqe dhe dashuri: do të dilni jashtë mureve të shtëpisë dhe do të kënaqeni pamasë. Vetëm mos e ekzagjeroni me kujtimet e së shkuarës. Në punë do të merrni rezultate të mira.

Shigjetari

Nëse ndiheni të trishtuar dhe zhgënjyer, duhet të dini se Jupiteri dhe Venera së shpejti do të ndryshojnë ditët tuaja sidomos në aspektin krijues dhe atë të punës. Kujdesuni për shëndetin.

Bricjapi

Dashuria për të lindurit ditën e hënë do të jetë e mrekullueshme. Nuk është gjithçka ar ajo që shkëlqen. Mos i besoni klasikes: e bukura është e pamundur! Shmanguni teknologjive dhe jetoni më shumë botën reale.

Ujori

Gjatë kohës së lirë do të mund të qetësoheni duke lexuar një libër apo duke u marrë me veten. Kolegët dhe miqtë do t’ju kenë inat dhe zili. Mund të përballeni me shqetësime të vogla, por që do të zgjidhen lehtë dhe shpejt.

Peshqit

Sot do të keni shumë raste për të përmirësuar pozicionin tuaj në punë. Mundohuni t’i shfrytëzoni të gjitha rastet. Shmangni ushqimet me shumë yndyrë. Nëse keni për t’i thënë diçka personit tuaj të zemrës, atëherë bëjeni.

Leave a Reply

%d bloggers like this: