Home / Politika / Amendamentet e PD-së për ndryshimet Kushtetuese, demokratët kërkojnë rikthimin e komunave

Amendamentet e PD-së për ndryshimet Kushtetuese, demokratët kërkojnë rikthimin e komunave

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend paketën e ndryshimeve kushtetuese, përmes të cilës, synon të ndërhyjë në dy reforma; siç është ajo Zgjedhore dhe Territoriale.
PD kërkon rikthimin e hartës së vjetër territoriale, pasi në ndryshimet në nenin 108 të Kushtetutës, theksohet se “Komuna dhe bashkia janë njësi bazë të qeverisjes vendore”.

Kjo kërkesë e demokratëve vjen, sipas tyre, për shkak të mungesës së shërbimeve në fshatra që janë shumë të largëta në territor nga bashkitë.

Komuna dhe bashkia janë njësi bazë të qeverisjes vendore. Komunat përfshijnë vetëm territore rurale, ndërsa bashkitë përfshijnë kryesisht territore urbane dhe vetëm pjesërisht territore rurale. Ato kryejnë të gjitha detyrat vetëqeverisëse, me përjashtim të atyre që me ligj u jepen njësive të tjera të qeverisjes vendore”, thuhet në draftin e ndryshimeve kushtetuese të PD-së.

Demokratët propozojnë ndryshime dhe sa u takon zgjedhjeve, kur kërkojnë që “Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore shumemërore; zona zgjedhore shumemërore përputhet me ndarjen administrative të një prej niveleve të organizimit administrativo-territorial; kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor proporcional, votën preferenciale për kandidatët, për caktimin e zonave zgjedhore dhe për numrin e mandateve për secilën zonë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet”.

Nisur nga akuzat e tyre në zgjedhjet e 25 prillit, për mungesën e koalicioneve zgjedhore, PD propozon rikthimin e tyre në Kushtetutë.

Kandidatët për deputetë mund të paraqiten vetëm nga partitë politike, nga koalicionet e partive, si dhe nga zgjedhësit”, thuhet në paketën e Partisë Demokratike për miratim në Kuvend.

Miratimi i kësaj pakete, do të detyrojë demokratët të ulen me socialistët në një tryezë dialogu, për shkak se ata nuk i kanë 93 vota për miratimin e saj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: