Sporti

Presidenti i FFK-së Vokrri: Vendimi i UEFA-s, skandaloz

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, vendimin e UEFA për ndeshjen e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë në 14 tetor, e ka quajtur skandaloz.
“Sot në mëngjes me njoftoi presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) për vendimin që ka marrë UEFA. Ky është një vendim skandaloz. Është një vendim politik. Nuk e kuptoj këtë vendim”, tha Vokrri për KosovaPress.

 Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri,
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri,

Presidenti i FFK-së u shpreh se “kur në terren hidhen karriget, sulmohen lojtarët dhe UEFA vendos në favor të Serbisë, ky është një vendim skandaloz”.

Komisioni Disiplinor i UEFA-së vendosi që ndeshjen e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë ta fitojë Serbia, ndërsa dy kombëtaret dënohen me nga 100 mijë euro, kurse Serbisë i heqin tre pikë dhe dy ndeshje do t’i luajë pa tifozë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button