Bota

Johnson: Britania e Madhe nuk do t’i largojë investimet kineze

Britania e Madhe nuk do t’i largojë investimet nga Kina, pavarësisht dallimeve të vazhdueshme me Pekinin për të drejtat e njeriut dhe Hong Kongun, deklaroi kryeministri britanik, Boris Johnson.

Përpara Samitit Global të Investimeve në Londër, kryeministri theksoi se ”Kina do të vazhdojë të luajë një rol gjigant në jetën ekonomike të Britanisë së Madhe për vitet në vazhdim”.

Në të njëjtën kohë, ai këmbënguli se qeveria nuk do të ishte “naive” në lejimin e qasjes së Kinës në infrastrukturën e vendit, siç është energjia bërthamore ose rrjeti i komunikimit 5G.

“Kina është një pjesë e madhe e jetës sonë ekonomike dhe do të jetë për një kohë të gjatë”, shtoi ai për Bloomberg.

“Ne duhet të jemi të kujdesshëm se si menaxhojmë investimet e huaja direke nga Kina”, theksoi ai.

Komentet e tij vijnë pasi Kina reagoi furishëm ndaj një pakti të ri mbrojtës të nënshkruar nga Britania e Madhe me SHBA dhe Australinë (AUKUS), që kundërshton praninë ushtarake në rritje të Pekinit në zonën e Indo-Paqësorit

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button