Home / Kronika / Vdekja misterioze e 4 turistëve rusë, sekuestrohen materialet e dezinfektimit të hotelit në Qerret, Prokuroria këqyr kamerat filmike

Vdekja misterioze e 4 turistëve rusë, sekuestrohen materialet e dezinfektimit të hotelit në Qerret, Prokuroria këqyr kamerat filmike

Zbardhen detaje të reja nga vdekja misterioze e katër turistëve rusë në një hotel në Qerret të Kavajës. Mësohet se janë sekuestruar materialet e dezinfektimit për virusin Covid-19, qe janë përdorur në hotel.

Mësohet se hoteli ishte dezinfektuar për herë të fundit më datë 9 shtator të 2021. Ndërkohë, Mjekësia Ligjore ka kërkuar kontroll për dezinfektaktët e përdorur. Nga ana tjetër, Prokuroria po kontrollon për defekt në sistemin e ngrohjes, si dhe po këqyr kamerat filmike të hotelit.

Ngjarja tragjike ndodhi rreth mesnatës së të premtes, ku u gjetën të pajetë në pishinën dimërore të hotelit shtetasit çifti Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, dhëndri i tyre, Nikita Belousov, 37 vjeç, dhe vajza e tyre, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.

“Një nga viktimat ishte i shtrirë në një shezlong, dy ishin në një stol dhe i katërti ishte buzë pishinës me këmbët brenda saj”, kështu shkruan media ruse, e cila sjell dëshminë e koleges së Sergey, Anastasia.

“Sergey ishte një njeri shumë i mirë, nuk i kishte bërë keq askujt. Punonim së bashku. Ajo që ndodhi është shokuese. Ata vdiqën menjëherë, as nuk lëvizën. Të gjithë ishin në vendet e tyre. Jam e sigurt që ata nuk mund të mbyteshin apo të helmoheshin njëkohësisht. Dikush do të lëvizte apo duhej të rrëzohej, por ata qëndronin ulur në vendet e tyre. Nuk ka asnjë gjurmë. Ndoshta rezultatet e vërteta të autopsisë nuk do dalin kurrë në media. Ata nuk patën as kohë për të pirë apo ngrënë gjë. Dhe ata që shkruajnë gjëra pa kuptim, do të doja që të mos ndjenin dhimbjen që kemi ne”, është shprehur ajo.

Nderkohe përfaqësues të ambasadës ruse në Tiranë kanë mbërritur këtë mesditë tek Instituti i Mjekësisë Ligjore, për të marrë të dhëna mbi vdekjen e mistershme të katër turistëve rusë, mbrëmjen e të premtes, në një hotel në Qerret të Kavajës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: