Politika

Drejtorët e administratës, shmanget Ligji i Nëpunësit

qeveria-rama-mbledhjeeQeveria ka vendosur të mos e zbatojë tërësisht ligjin “Për nëpunësin civil” të miratuar në tetor të vitit 2013.

Në një vendim të qeverisë “Për hapjen e procedurës së pranimit të drejtpërdrejtë në TND”, parashikohet që për vitin 2014 të ketë një proces ndryshe nga sa parashikon ligji. Fjala është për 83 vendet e Trupës së Lartë Drejtuese të Nëpunësit Civil, për të cilat do të shpallet dhe konkursi kombëtar. Por ndërsa ligji parashikon që të drejtën e garimit në këtë pozicion e kanë nëpunësit civilë të kategorisë së mesme, qeveria ka kërkuar që për vitin 2014 të përfshihen garues që vijnë nga entet private brenda vendit. Tashmë vendimi i qeverisë ka hyrë në fuqi, ndërsa është ministri i shtetit për inovacionin që do të hapë garën.

LIGJI
Neni 29 i ligjit “Për statusin e nëpunësit civil” parashikon se pranimi në TND “bëhet drejtpërdrejt nëpërmjet një konkursi kombëtar, i cili është i hapur vetëm për nëpunësit civilë të kategorisë së mesme drejtuese, që plotësojnë kërkesat specifike për pranimin në TND”. Ndërsa pranohet se përjashtimisht, Këshilli i Ministrave mund të vendosë që procedura e pranimit në TND të jetë e hapur edhe për kandidatët e tjerë, që plotësojnë kërkesat specifike për pranimin në TND. Por, gara dhe në këtë rast do të jetë deri në momentin kur do të përfundojnë transitin studentët e shkollës së administratës publike…

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button