Bota

Rubla bie në nivele historike përballë euros dhe dollarit

rubla-dollarRubla ka thyer një rekord tjetër historik të dobësimit përballë euros dhe dollarit duke vijuar rënien e shkaktuar nga kriza ukrainase dhe sanksionet ekonomike kundër Moskës, si dhe rënia e çmimeve të naftës.

Sot, euro është këmbyer me 53,00 rubla rreth orës 07:40 GMT duke arritur një prag historik dhe shumë shqetësues për tregjet dhe familjet.

Rubla ka arritur gjithashtu një rekord rënie përballë dollarit, që u këmbye 41,92 roubla në të njëjtën orë.

Rusia po përballet me shqetësim me rënien e rublës që prej fillimit të vitit pasi kjo nxit rritjen e inflacionit, që influencohet edhe nga embargot e vendosura nga Moska në shumicën e produkteve ushqimore ndaj vendeve perëndimore që e kanë sanksionuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button