Home / Arte / SPAK mos të qëndrojnë vetëm tek tenderi i Gellcit. RTSH “si një lopë” që duan ti hanë edhe mishin

SPAK mos të qëndrojnë vetëm tek tenderi i Gellcit. RTSH “si një lopë” që duan ti hanë edhe mishin

Ne Komisionin Parlamentar te Medias, deputetja e PD-së, Ina Zhupa është shprehur kundër rritjes së buxhetit të RTSH-në. Sipas saj nuk mund të ketë rritje të tarifave për qytetarët. Zhupa theksoi se Këshilli i RTSH-së është jolegjitim pa përfaqësuesit e opozitës.

Fjala e plotë e Ina Zhupës në Komisionin e Medias

Ju keni mungese legjitimiteti si Keshill Drejtues i RTSH sepse sot nuk keni përfaqësues të propozuar nga opozita dhe funksiononi si një organizem i kontrolluar dhe i dirigjuar nga qeverisja.

Kjo besoj se duhet të jetë zgjidhja e parë që duhet bërë sa më shpejt edhe nga ky komision, pasi në këtë komision kanë kaluar 2 kandidatura në komisionin e mëparshëm duke marre dhe miratimin e këtij komisioni dhe kanë shkuar në seancë për tu votuar, z. Edmond Tullumani dhe z. Besnik Mustafaj dhe pastaj me pseudo opozitën dhe gjithë procedurën e letrave nën rrogoz që keni cuar në seancë plenare, janë hequr dhe është kapur dhe këshilli drejtues i Radio Televizionit Shqiptar. Jo se është risi sic janë kapur gjitha institucionet e tjera por kjo duhet të rregullohet sa më shpejt në shërbim të publikut pasi është një televizon publik dhe paguhet nga publiku dhe që duhet ti shërbej gjithe publikut.

Tani kthehemi në ceshtjen kryesore: Si i menaxhoni ju paratë dhe pse doni ju para të tjera nga taksapaguesit?

Për këtë unë do ti referohem kontrollit të lartë të shtetit dhe do të ju them që ju sot keni në burg ish-drejtorin dhe disa zyrtar te RTSH por në atë që bëni ju në RTSH, ju duhet të kishit mbushur qelitë e burgut 313 me abuzimet që bëni me paratë e shqiptarve.

Konkretisht dhe për më teper nga raporti i KLSH:

1.Si rezultat i veprimeve dhe mosveprimeve të zyrtarëve dhe punonjësve të Radio Televizionit Shqiptar është shkaktuar një dëm ekonomik behet fjale per vitin e kaluar buxhetit tij prej 23,761,927 lekë që përfaqëson kryesisht vlera monetare në procedura prokurimi dhe zbatimin e kontratave, si dhe në zbatimin e projekteve artistike.

2.Janë konstatuar efekte negative në administrimin e fondeve publike dhe për menaxhimin me ekonomicitet, eficiencë dhe efektivitet të tyre në vlerën prej 92,291,493 lekë në zbatimin e procedurave të prokurimit publik, nga gjyqet për largimet e padrejta nga puna të punonjësve.

3.Janë konstatuar mungesë e sigurimit të mirëpërdorimit të fondeve publike dhe transparencë për shpenzimet e parashikuara në shumën 122,576,825 lekë pa TVSH për tre investime.

4.Veprimtaria Këshillit Drejtues të RTSH e tyre ka shfaqur mangësi në drejtim të pjesëmarrjes në mbledhje të anëtarëve, hartimin dhe miratimin e dokumenteve të ndryshme si Kodi i sjelljes, Deklarata njëvjeçare qëllimit.

5.Radio Televizioni Shqiptar e ka zhvilluar veprimtarinë e tij në mungesë të planeve të zhvillimit dhe planit të biznesit, si një element bazë në organizmin e punës dhe operacionet e biznesit; nuk ka pasur raportim me shkrim nga drejtuesit e njësive çdo tre muaj mbi realizimin e planeve të prodhimit të programeve dhe të transmetimit të tyre.

6.Bordi i Administrimit ka dhënë miratimin për të gjitha projektet artistike të paraqitura sipas propozimit të Drejtorisë së Përgjithshme pa pësuar asnjë ndryshim, sic i vinin as pa i kontrolluash.

7.Struktura organike ka pësuar ndryshime të shpeshta, duke mos qenë e konsoliduar; ka pasur një numër të konsiderueshëm të pozicioneve të punës që lëvizte nga 6 mujore në 6 mujore.

8.Ka një numër të konsiderueshëm të punonjësve në organikë të RTSH që kanë përfituar njëkohësisht pagën si dhe honorarë për projekte (23 gjashtëmujori e dytë 2017, 32 në 2018 dhe 71 në 2019) pra ka ardhur gjithmon2 duke u rritur pra i paguani nga 2 herë p.sh një herë si këshilltarë dhe një herë për një projekt, një herë si kshu dhe ashtu.

9.Gjatë zbatimit të projekteve artistike nuk janë vendosur dhe nuk janë zbatuar kritere në lidhje me përzgjedhjen dhe kontraktimin subjekteve fizike dhe juridike për sa i përket statusit të tyre profesional, fiskal dhe gjyqësor.

Këtu janë një pjesë, kam një raport prej 99 faqesh dhe nuk një fjalë të mirë se si Ju i menaxhoni paratë. I keni për secilin tender aty por unë nuk dua ta zgjase këtë komision 24 orë në 24 pra për secilin tender edhe në periudhën tuaj si zv. Drejtor.

Media ka dhënë edhe të dhëna alarmante edhe me emra konkret por që unë nuk dua ti bëj emra konkret sepse nuk kam asgjë personale me ju apo familjarët tuaj, me nuse me dhëndërr etj etj. Që ju i keni punësuar ne RTSH. Por punësimet nepotike dhe punësimet: kushëriri ketij, burri asaj, vjehrri atij, shoku këtij etj. janë modeli  se si ju i punësoni në RTSH dhe këto kanë marrë të gjitha taksat dhe paratë e RTSH.

Dhe absolutisht që unë nuk jam fare dakort më atë që thoni ju për rritjen e tarifave të qytetarëve që të merrni ju më shumë para për të gllabëruar dhe vjedhur nga taksat e qytetarëvë shqiptarë dhe nuk jam fare dakort që ju të ju rritet buxheti.

Perkundrazi institucionet e SPAK mos të qëndrojnë vetëm tek tenderi i Gellcit por mos të ju lënë vetem me gjetjet e auditimin e KLSH por të vijnë të ju vëndosin përpara përgjegjësisë ligjore me atë që keni bëre me RTSH.

RTSH është bërë “si një lopë” që e mjelin dhe tani duan ti hanë edhe mishin, se nuk ju mjaftojn që ta mjelin.

 

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: