Home / Bota / A mund të mbijetojë Evropa pa gazin rus?

A mund të mbijetojë Evropa pa gazin rus?

Evropa ndodhet para një dimri të ashpër. Kostoja e gazit natyror mbetet e lartë në të gjithë kontinentin, dhe qeveritë po përpiqen që t’i mbrojnë familjet nga ndjenja e shtrëngimit të rripit. Një numër faktorësh shpjegojnë arsyen pse po ndodh kjo gjë, përfshirë kërkesën në rritje kur ekonomitë u ringjallën pas bllokimeve të shkaktuara nga Covid-19, një dimri të gjatë që i varfëroi rezervat energjitike, dhe një zhvendosje drejt burimeve të rinovueshme që ka sjellë boshllëqe në furnizimin me energji të Evropës.

Rusia, furnitorja më e madh në Evropë e gazit natyror, ka ruajtur nivelet normale tëfurnizimit të kontinentit. Por disa kritikë thonë se Kremlini po e përdor gazin për interesat e tij politike. Më 26 tetor “Financial Times” raportoi se kompania shtetërore ruse e gazit, “Gazprom”, propozoi që Moldavia të ndryshojë marrëveshjen e saj të tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian, në këmbim të gazit me çmim më të lirë.

Evropa është ndjerë prej kohësh e pasigurt për këtë linjë furnizimi. Por çfarë do të duhej për ta reduktuar varësinë e Evropës ndaj energjisë ruse? Pyetja nuk shtrohet nëse ekzistojnë burime të tjera të gazit. Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore janë plot me rezerva të gazit natyror. Algjeria dhe Katari, përbënin në vitin 2009, respektivisht 8 dhe 5 për qind të importeve të gazit natyror drejt Evropës. Por kjo e fundit përballet me një konkurrencë të fortë për të siguruar furnizime shtesë të gazit. Sipas kompanisë konsulente “AllianceBernstein”, Azia përbën pothuajse 3/4 e importeve globale të gazit natyror të lëngshëm (LNG).

Kina dhe të tjerët po blejnë ngarkesa të cilat mund të kishin si destinacion Evropën. NëAmerikën Latine kërkesa për gaz thuajse është dyfishuar gjatë vitit të kaluar. Ndërsa shumica e gazit aziatik po blihet ende me kontrata afatgjata të lidhura me çmimin e naftës – një praktikë të cilën Evropa e braktisi pasi liberalizoi tregjet e gazit -sot Evropa e gjen veten më të ekspozuar ndaj çmimeve të larta gazit.

Ndërkohë, rritja e konsumit të brendshëm të gazit natyror në Lindjen e Mesme, që gjatë dekadës së fundit ështështuar mesatarisht me 4.6 përqind në vit, po lë më pak sasi në dispozicion tëeksportit. Amerika ka qenë e prirur ta paraqesë veten si një furnizuese alternative e LNG.

Kur administrata Trump miratoi eksportet shtesë në vitin 2019, ajo u mburr se i furnizoi aleatët e saj me “molekulat amerikane të lirisë”. Evropa ka shtuar tashmë porositë e saj për LNG gjatë dekadave të fundit, dhe Gjermania ka plane për të ndërtuar terminale shtesë për të marrë sasi shtesë të gazit.

Por tani për tani, zëvendësimi i gazit rus do të ishte shumë i kushtueshëm. Kjo do të kërkonte një investim të madh në kapacitetin e Amerikës në nxjerrjen e naftës dhe gazit,në mënyrë që të bien çmimet në nivelet e mëparshme.

Ndërkohë, BE-ja është fokusuar në ndërtimin e Korridorit Jugor të Gazit, një projekt gjigant energjetik i ëndërruar prej kohësh në Bruksel për të reduktuar varësinë e Evropës nga gazi rus. Një seksion i këtij korridori, Gazsjellësi Trans Adriatik, nisi nga puna vitin e kaluar.

Aktualisht ai ka kapacitet për të transportuar në vit rreth 10 miliardë metra kub (bcm) gaz në Evropë, nga fusha e Shah Deniz në Azerbajxhan. Por kjo sasi përfaqëson vetëm një pjesë të nevojave të bllokut. Por në një shkallë më të vogël projekti është premtues:shtesat e ardhshme, si Interkonektori Greqi-Bullgari, do të bëjnë që 33 për qind e kërkesës së Bullgarisë për gaz të mbulohej nga gazi që vjen nga Azerbajxhani.

Ndërkohë projekte të tjera që janë në plan përfshijnë një gazsjellës 1.900 km të gjatë që lidh Izraelin me Evropën, dhe që mund të sigurojë 20 miliardë metra kub gaz në vit.

Por as kjo sasi shtesë nuk do të arrijë  ta furnizojë të gjithë Evropën. Heqja plotësisht dorë nga gazit rus do të ishte një objektiv shumë ambicioz, madje edhe në planin afatgjatë. Shumicën më të madhe të gazit që konsumon kontinenti e importon nga Rusia, dhe nuk ka shumë alternativa zgjedhje. Gjithsesi, ekziston mundësia e thyerjes së monopolit rus në vendet që kanë qenë historikisht të varura prej gazit të saj, si për shembull Bullgaria dhe shtetet baltike.

Shtimi i burimeve alternative – si energjia bërthamore, e favorizuar nga Franca – mund të diversifikojë më tej furnizimin me energji të Evropës, derisa premtimi për burimet e rinovueshme të arrijë të plotësojë kërkesën. Por tani për tani, ndërkohë që moti po ftohet,  Evropa nuk e ka luksin që të shkëputet nga linja ruse e furnizimit. / “The Economist” – Bota.al

Leave a Reply

%d bloggers like this: