Sporti

Sfidat ndaj Anglisë dhe Andorrës, Reja: Të marrim maksimumin

Trajneri i Kombëtares Edoardo Reja deklaroi sot se, Shqipëria do të shkojë në Angli për të marrë maksimumin .

Në një konferencë për shtyp nga Durrësi ku është grumbulluar ekipi kombëtar për dy sfidat e fundit në kualifikueset e botërorit “Katar 2022”, kundër Anglisë dhe Andorrës.

I pyetur për ndeshjen ndaj Anglisë, Reja tha se, “do të shkojmë në Angli për të marrë maksimumin dhe rezultat, sepse e kemi këtë synim që të bëjmë ndeshje sa më të mira. Humbja në shtëpi ndaj Polonisë e kompromentoi pjesën për të shkuar në play-off, por matematika na e lejon, pavarësisht se luajmë ndaj Anglisë do të shkojmë të luajmë dhe të paraqitemi sa më mirë”.

Për sa i përket dy mungesave si Manaj dhe Balliu, Reja u shpreh se, “kam folur me Manajn dhe kemi menduar që të bënte pak pushim se nuk ka qenë në formë shumë të mirë fizike dhe nuk ka pasur shumë mundësi për minutazh te klubi. Ndërsa Balliu ka një problem shëndetësor, kam folur me të dhe do t’u nënshtrohet sërish testeve, kemi vendosur bashkarisht që mos të ishte në grumbullim. Kisha shumë dëshirë ta kisha, por më duhet që ta shtyj për një herë tjetër. Doja që ta provoja por gjendja e tij ishte e dobët për momentin.”.

“Kemi pasur edhe mungesa të tjera si Gjimshiti, por do të mundohemi që të japim më të mirën e mundshme me këta lojtarë që kemi”, theksoi Reja.

Sa i përket objektivit të Kombëtares, Reja tha se, “ne do të impenjohemi maksimalisht në dy ndeshjet e mbetura, qoftë më Anglinë apo Andorrën për të shpresuar deri në fund. Shpresojmë që Hungaria të na japë një dorë duke ndalur Poloninë. Lojtarëve do t’u kërkoj të japin maksimumin, pasi duam pikë”.

“Pasi të mbarojnë këto dy ndeshje do të bëjmë analizat tona për të parë çfarë kemi bërë mirë apo keq. I vetmi zhgënjim që kam ishin humbjet me Poloninë, pasi nuk e merituam humbjen, në ndeshjen më të rëndësishme që ishte dhe më e rëndësishmja në histori, patëm shumë probleme, me dëmtimet me Covidin, më erdhi shumë keq dhe jam i irrituar që nuk kisha lojtarë në stol për të bërë zëvendësime”, theksoi Reja.

“Nëse do të barazonim me Poloninë do të kishim shumë shanse, por tani behët e vështirë. Kisha menduar që nëse do të arrinim në kuotën e 19 pikëve, do të kishim më shumë shanse në Play-off, por meqë matematika na e lejon do ta provojmë deri në fund”, tha Reja.

“Kemi marrë dy fitore dhe ishim afër ëndrrës Play-off, në qoftë se do ta mbyllim me 18 pikë fazën do të ishte mjaft mirë, por më vjen keq që nuk arritëm të shkonim në Play-off. U kushtëzuam nga disa episode, nga disa gabime individuale, mund të bënim më mirë”, u shpreh Reja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button