Home / Ekonomia / Dhoma Amerikane e Tregtisë për paketën fiskale: Koha e pamjaftueshme për konsultim publik

Dhoma Amerikane e Tregtisë për paketën fiskale: Koha e pamjaftueshme për konsultim publik

Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham) shpreh shqetësim mbi ndryshimet e herëpashershme mbi Paketën Fiskale.

“Paketa Fiskale 2022 dhe ndryshimet që ajo sjell, kanë qenë në qendër të vëmendjes së Komitetit të Taksave dhe Doganave, ekspertët e së cilës kanë bërë një punë voluminoze brenda një periudhe të shkurtër kohore. Shprehim shqetësimin mbi ndryshimet e herëpashershme mbi Paketën Fiskale, duke mos respektuar angazhimin për të ndërhyrë një herë në katër vjet me qëllimin që të krijojnë stabilitet dhe parashikueshmëri në planet e biznesit”, bën të ditur AmCham.

Sipas AmCham, qeveria nuk ka respektuar afatet ligjore të nevojshme për konsultimin publik, duke lënë shumë pak kohë në dispozicion për komente dhe duke e ndarë Paketën Fiskale me biznesin pas miratimit në Këshillin e Ministrave.

Leave a Reply

%d bloggers like this: