Home / Sporti / Reja: Provuam 46 lojtarë, Polonia pengu. Dikush aty lart s’na donte në Botëror

Reja: Provuam 46 lojtarë, Polonia pengu. Dikush aty lart s’na donte në Botëror

Më pas një koment rreth së ardhmes. “Kam edhe një vit kontratë, jam i impenjuar dhe në dispozicion, por të shohim përpara, pasi e ardhmja ime varet edhe nga Federata. Kemi bërë gjëra të shkëlqyera, kemi aktivizuar 45-46 lojtarë, jemi gjithmonë në kërkim të lojtarëve të rinj, Federata më ka kërkuar rinovimin e grupit të lojtarëve.

Kemi bërë një punë shumë të mirë edhe për të ardhmen, pasi detyra ime ka qenë të përgatitemi për Euro 2024. Kemi bërë gjëra të mëdha në kuadrin e dy viteve, kemi aktivizuar shumë lojtarë të rinj. Nëse do të jem do të vazhdojmë përpara, nëse nuk do të jem mund të them se tavolinën e kemi plot. Kemi marrë kritika pas humbjes në Angli, ndërsa sot ishte e vështirë.

Fituam, tani kemi 18 pikë. Më vjen mirë që dikush kujtohet për rekordin e pikëve. Hungaria fitoi sot në Poloni, pra tregoi se nuk është ekip aq i lodhur. Luajtëm mirë sot, patëm shumë mundësi, por për fat të keq nuk tundëm rrjetën më shumë se njëherë. Nuk duhet të kemi pengje, e bëmë rrugëtimin tonë, komplimente djemve, pasi sot luajtëm edhe pa tifozë.

Kemi qenë pa fat në periudhën e fundit, dikush aty lart nuk na ndihmoi, kështu që duhet të kënaqemi me kaq”, përfundoi trajneri italian i kombëtares shqiptare.

Leave a Reply

%d bloggers like this: