Home / Sporti / Irlanda e Veriut “dënon” Italinë, Kualifikohet Zvicra

Irlanda e Veriut “dënon” Italinë, Kualifikohet Zvicra

Italia nuk arrin të kualifikohet drejtpërdrejt në Kupën e Botës 2022 dhe do të detyrohet të përballet me play-off-in për të tentuar të fluturojë në Katar. Kundër Irlandës së Veriut, të besuarit e Mançinit nuk shkojnë përtej 0-0 në fund të një ndeshjeje tejet të komplikuar dhe emocionale. Fitorja e Zvicrës ndaj Bullgarisë 4-0, i shtyn në vendin e dytë të grupit italianët, të cilët do të luajnë gjithçka në fund të marsit.

Fitorja 4-0 ndaj bullgarëve i bën zviceranët të fitojnë Grupin C me 18 pikë, kundrejt 16 të Italisë. Vargas hipnotizohet dy herë nga Karadzhov. Më pas, rastet më të bujshme të vendasve në pjesën e parë mbërrijnë në këmbët e Gavranoviçit, të cilit gjithsesi i mungon gjithçka përballë Karadzhov.

Zviceranët morën goditje nga këndi dhe me meritë kaluan në avantazh në minutën e 48-të: një krosim i përsosur i Shaqirit që gjeti goditjen me kokë të Okaforit. Kalojnë 9 minuta dhe Zvicra dyfishon me Vargasin: konkretizim në shtyllën e afërt, në një asistim të Gavranoviçit. VAR anulon për pozicion jashtë loje golin e këtij të fundit, por jo atë të Itterit. Pokeri kompletohet nga Freuler në fund të ndeshjes.

Leave a Reply

%d bloggers like this: