Sporti

Duka: Kemi hedhur baza të forta, kjo skuadër duhet mbështetur

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka reagoi, dje pas mbylljes së eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”.

Duka e cilësoi këtë rrugëtim si përgjithësisht pozitiv ku, theksoi ai, si asnjëherë në histori siguruam 18 pikë.

“Kemi hedhur baza të forta, kjo skuadër duhet mbështetur”, shtoi Duka.

“Mbyllëm sot eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”, pas një fitore të mundimshme, por shumë të rëndësishme, ndaj Andorrës në Tiranë”, u shpreh Duka.

“Përfunduam një rrugëtim përgjithësisht pozitiv ku si asnjëherë në histori siguruam 18 pikë. Morëm 6 fitore, rinovuam skuadrën, ju dha hapësirë elementëve të rinj dhe sot kemi një skuadër me një moshë mesatare ndër më të rejat. Jemi gjithashtu koshient se paraqitja me Anglinë ishte shumë larg asaj që ne pretendojmë nga kjo skuadër, apo humbjet me Poloninë sollën zhgënjim të madh, por është koha të shikojmë me besim përpara”, tha Duka.

“Kemi hedhur baza të forta, kjo skuadër duhet mbështetur.  Me punë, ashtu siç kemi treguar gjithmonë, ne do t’i arrijmë objektivat tonë, ato për të qenë protagonist në futbollin europian dhe për të çuar Shqipërinë në Euro 2024”, theksoi Duka.

Kombëtarja shqiptare fitoi mbrëmë 1-0 ndaj Andorrës, duke u renditur në vendin e 3-të në grupin I për eliminatoret e kampionatit botëror “Katar 2022”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button