Home / Ekonomia / Nxitje eksporteve “Made in Albania” në tregjet europiane

Nxitje eksporteve “Made in Albania” në tregjet europiane

Në sektorin e bujqësisë shqiptare, Bashkimi Europian përmes financimit që adreson për programin IPARD është donatori më i madh.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca zhvilloi një takim pune me ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, ku diskutuan për strategjinë dhe orientimin në nxitjen e eksporteve “Made in Albania”, në tregjet europiane.
“Mirëprita me kënaqësi ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, me të cilin kemi bashkëpunuar hershëm si përfaqësues i donatorit më të madh në bujqësi”, u shpreh Krifca.
“Folëm për produktet shqiptare të kërkuara nga tregjet europiane, standardet e mundësuara tashmë nga fermerët dhe agropërpunuesit tanë si dhe potencialet e pashfrytëzuara plotësisht të Shqipërisë në bujqësi”, tha ministrja.
Krifca theksoi se në fokus të takimit ishte dhe adresimi për strategjinë dhe orientimin drejt eksporteve, shtimin e strukturave të turizmit rural, si dhe përfshirjen e të rinjve në bujqësi nëpërmjet inovacionit dhe modernizimit.
“Ambasadori më siguroi për mbështetjen e vazhdueshme në drejtim të integrimit të Shqipërisë në BE, mbështetjen për zhvillimin rural nëpërmjet programit IPARD, programeve për sigurinë ushqimore, peshkimin e ide të reja të cilave do t’u japim jetë së shpejti”, deklaroi Krifca.

Leave a Reply

%d bloggers like this: