Home / Bota / Irani dënon sanksionet e SHBA-së me pretendimin për “ndërhyrje ndaj zgjedhjeve presidenciale 2020

Irani dënon sanksionet e SHBA-së me pretendimin për “ndërhyrje ndaj zgjedhjeve presidenciale 2020

Irani ka dënuar vendosjen e sanksioneve nga SHBA-ja ndaj gjashtë individëve dhe një kompanie iraniane me pretendimin se “janë përpjekur të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale 2020”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Saeed Khatibzadeh, në një deklaratë refuzoi pretendimet se Irani është përpjekur të ndërhyjë ndaj zgjedhjeve në SHBA.

Khatibzadeh tha se Irani dënon sanksionet e reja të cilat i konsideron si vazhdim i “politikës së dështuar të presionit maksimal” të zbatuar nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump.

“Këto pretendime të paraqitura nga qeveria e SHBA-së e cila ka një histori të gjatë të ndërhyrjeve në mënyra të ndryshme ndaj shumë vendeve të ndryshme, vlerësohen si të pabaza”, theksoi Khatibzadeh.

Në një deklaratë të lëshuar dje nga Departamenti Amerikan i Thesarit u konfirmua se gjashtë individë dhe një kompani iraniane janë vendosur në listën e sanksioneve me arsyen se janë përpjekur të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale 2020.

Leave a Reply

%d bloggers like this: