Home / Ekonomia / Mbyllet procesi, Shqipëria emeton eurobondin me vlerë 700 milionë euro dhe interes 3.75%

Mbyllet procesi, Shqipëria emeton eurobondin me vlerë 700 milionë euro dhe interes 3.75%

Shuma e kërkuar nga qeveria ishte 500-700 milionë euro dhe ka shumë të ngjarë që të finalizohet në 700 milionë euro.

Qeveria e ka marrë këtë borxh për një afat 10 vjeçar.

Më herët qeveria ka bërë të ditur se do ta përdorë këtë eurobond kryesisht për financimin e deficitit buxhetor për mbulimin e pagesave të borxhit të huaj.

Ky është eurobondi i pestë i qeverisë shqiptare. Dalja e parë ishte në vitin 2010, me vlerë 300 milionë euro. Ajo arriti të siguronte një interes në kupon fiks prej 7.5% dhe afat maturimi 5-vjeçar.

Dalja e dytë e Shqipërisë ishte më 5 nëntor 2015, për 450 milionë euro. Kuponi fiks i siguruar në këtë dalje ishte 5.75%, me maturim 5-vjeçar.

Dalja e tretë në 2018 për Shqipërinë në tregjet e kapitalit shënoi një interes më të favorshëm se Eurobondet e mëparshme. Nga kjo dalje u emetuan 500 milionë euro, me një kupon fiks prej 3.50% dhe afat maturimi 7-vjeçar.

Në qershor të 2020-s, Shqipëria regjistroi daljen e katërt, ku u emetuan 650 milionë euro, me një ofertë nga investitorët rreth 3.2 miliardë euro, me kupon 3.5%, interes 3.625% dhe maturim 7-vjeçar.

Luhatja e interesave në emetimet e eurobondeve gjatë viteve ka qenë e lidhur me kushtet në tregjet ndërkombëtare në momentet përkatëse.

Shqipëria ka një stok borxhi në instrumentin që njihet si Eurobond në vlerën 1.15 miliardë euro. Rritja e tij, me një vlerë prej 700 milionë eurosh, sa synon qeveria të emetojë në këtë dalje të fundit do ta çojë atë në vlerën 1.85 miliardë euro.

Leave a Reply

%d bloggers like this: