Kronika

ONM mbështet zgjatjen e mandatit të organeve të Vetting-ut

Drejtori i Përgjithshëm për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Maciej Popowski, mbështeti sot në emër të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, propozimin për zgjatjen e mandatit të organeve të Vetting-ut.

Duke folur në në mbledhjen e përbashkët të Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ku u zhvillua seancë dëgjimore me ONM, KPK dhe Komisionerët Publikë, Popowski u shpreh se, në emër të Komisionit Evropian kjo iniciativë është shumë e rëndësishme.

Më tej ai theksoi se, ONM mbështet amendamentin për zgjatjen e detyrës së anëtarëve të KPK-së dhe Komisioneve Publike.

“Në emër të Komisionit Evropian ju them se kjo iniciativë është e rëndësishme. E mbështesim amendamentin për zgjatjen e detyrës së anëtarëve të KPK-së dhe Komisionerëve Publikë”, tha ai.

“ONM e quan të rëndësishme këtë zgjatje që Vetingu të përfundojë me sukses. Kjo do të lejojë të mbarojnë çështjet duke pasur parasysh kapacitetet e zhvilluara dhe eksperiencën e krijuar”, tha ai.

Popowski nënvizoi se, procesi do të bëhet nën monitorimin e ONM.

“Puna që është bërë deri tani të mos humbet e të mos fillojë gjithçka nga fillimi. Do të vazhdojë dhe monitorimi nga ONM njëkohësisht. Këta muaj shtesë që parashikohen do të jenë të mjaftueshëm për të përfunduar çështjet dhe për të përmbyllur më pas këto institucione”, tha Popowski.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button