Politika

Komentet e Bashës në VOA, Meta reagon ashpër

Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, kryetari demokrat tha se zoti Meta, “dy javët e fundit të fushatës ka qenë aseti më i madh i Edi Ramës, shkatërruesi i fushatës së LSI-se, në veçanti në disa zona elektorale nga Vlora në Elbasan dhe në veçanti në javët e fundit me qëndrimet e tij, ka çuar ujë tek mulliri i Edi Ramës“.

Për kryetarin e Shtetit këto komente, konsiderohen si një përpjekje për provokim nga ana e zotit Basha me qëllim që “të shfajësojë vetveten nga të gjitha greminat drejt të cilave e çoi opozitën nga 17 maj 2017 deri më 25 prill 2021”, shkruan në një postim në Facebook zëdhënësi i zotit Meta, duke i kujtuar zotit Basha përgjegjësitë e këtij të fundit me bojkotin e reformës administrative, të asaj në drejtësi, djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve vendore.

Duke ju referuar konfliktit të brendshëm në Partinë Demokratike, presidenca shprehet se “i vendosur të bojkotojë edhe Kuvendin e demokratëve nga pamundësia e ballafaqimit me ta”, zotit Basha “kërkon shpëtim duke kërkuar në mënyrë të mjerë të spostojë vëmendjen nga një tjetër krizë shumë e rëndë, ku e ka zhytur sërish opozitën”, nënvizohet në reagimin e zëdhënësit të presidentit.

Zëdhënësi ka kujtuar se sipas tij ka qenë kryeari demokrat që o ka kërkuar kreut të Shtetit shtyrjen e datës së zgjedhjeve vendore. “Hipokriti, që gjoja do përmbyste me dhunë regjimin në mitingun e 8 qershorit 2019, iu lut në gjunjë dhe me lot në sy Presidentit Meta, në Gjermani, për t’i anulluar zgjedhjet vendore se nuk i kontrollonte dot më njerezit dhe se mund të kishte gjakderdhje. Presidenti Meta në vlerësim të interesit publik dhe për të shmangur çdo përplasje, mori një vendim shumë të vështirë, për shfuqizimin e datës dhe për t’i dhënë mundësinë opozitës të përfshihej në një datë tjetër. Por Hipokriti, që paska qenë në krah të Presidentit të Republikës, as nuk denjoi të regjistrojë PD në KQZ për zgjedhjet e 13 tetorit 2019, sepse kështu i interesonte Rilindjes, për t’i thënë botës, që Presidenti ia fut kot se PD nuk do zgjedhje”, shkruan zëdhënësi, duke e cilësuar më pas kreun demokrat si “kukull” që “do të mbetet i tillë, deri në fund, dhe asnjë spërdredhje, pazar apo mashtrim nuk ia ndryshon dot fundin e paracaktuar si çdo kukulle në politikë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button