Home / Bota / Kina ka kaluar Shtetet e Bashkuara (SHBA) në listën e vendeve më të pasura në botë

Kina ka kaluar Shtetet e Bashkuara (SHBA) në listën e vendeve më të pasura në botë

Renditja e dhjetë vendeve sipas pasurisë gjendet në raportin e kompanisë konsulente McKinsey. Këto janë vende ku realizohen 60 për qind e të ardhurave botërore, shkruan Bloomberg.

Pasuria në vendin më të populluar në botë është rritur në mënyrë të vazhdueshme gjatë dy dekadave të fundit.

Pasuria botërore ishte 156 trilionë dollarë në vitin 2000 dhe 514 trilionë dollarë 20 vjet më vonë. Përpara se Kina të bëhej anëtare e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) në vitin 2000, pasuria e saj ishte shtatë trilionë dhe tani qëndron në 120 trilionë.

Pasuria e Shteteve të Bashkuara është 90 trilionë.

Në të dy shtetet, dy të tretat e pasurisë zotërohen nga dhjetë përqind e njerëzve më të pasur. Sipas McKinsey, 68 për qind e pasurisë globale është në pasuri të paluajtshme.

Përveç Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, në listën e dhjetë vendeve më të pasura në botë përfshihen edhe Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Kanadaja, Australia, Japonia, Meksika dhe Suedia.

Leave a Reply

%d bloggers like this: