Kronika

Nano takon drejtorin e ri të Interpolit: Angazhim maksimal për bashkëpunim

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano mori pjesë në sesionin e 89-të të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit të mbajtur në datat 22-25 nëntor, në Stamboll.

Në ditën e fundit të punimeve, Asambleja zgjodhi presidentin e ri të Interpolit, Ahmed Nasser Al-Raisi, i cili më parë mbante postin e Sekretarit mbi Sigurinë në Policinë e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Pas zgjedhjes së tij si president i Interpolit, ai zhvilloi një takim disa minuta me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano, gjatë të cilit kanë konfirmuar vijimin e bashkëpunimit dhe përmirësimin akoma më tej të marrëdhënieve mes Interpolit dhe Policisë së Shtetit.

Nano ka siguruar presidentin e ri të Interpolit se Policia e Shtetit është e fokusuar në drejtim të zbatimit të ligjit dhe është e angazhuar maksimalisht për të bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare.

Presidenti Al-Raisi ka përgëzuar Nanon, për filozofinë që ka në drejtimin e Policisë së Shtetit, si dhe për angazhimin e tij personal për të punuar bashkërisht, me qëllim goditjen e krimit të organizuar, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Nano, gjatë Asamblesë zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme, me homologët, në interes të forcimit të bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button