Kronika

Sot pasdite nisin reshjet e shiut/ Paralajmërimi i Institutit të Gjeoshkencave: Mund të ketë përmbytje

Pasditen e sotme priten që të nisin reshjet intensive të shiut në të gjithë vendin. Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron se në qarqet Lezhë, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.
Në të gjithë territorin priten rritje të prurjeve përgjatë javës në vijim që mund të shkaktojnë përmbytje të lokalizuara. Ndërsa në zonat urbane pothuajse në të gjithë territorin, si pasojë e intensitetit të lartë të reshjeve, mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, kryesisht përgjatë datës 6 dhjetor 2021, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Duke nisur nga sot, priten reshje shumë intensive në qarkun e Shkodrës dhe intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër. Reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata, ndërsa në lartësitë mbi 1000 m ato priten të jenë në formë dëbore.

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë, dt.06) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 13 °C,  në vendet e ulëta: 10 / 13 °C dhe në vendet malore: 4 / 8 °C

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button