Home / Kuriozitete / Krijohet kukulla-Putin duke firmosur aneksimin e Krimesë. Krijuesi: Vlen miliona euro

Krijohet kukulla-Putin duke firmosur aneksimin e Krimesë. Krijuesi: Vlen miliona euro

Putin2-320x170Të shohësh Vladimir Putin në rolin e një kukulle, që lëviz dhe firmos traktatin e aneksimit të Kirmesë , mund të duket një shaka, por nuk është kështu.

Një shoqëri lodrash ka mundur që ta përjetësojë një fakt të rëndësishëm historik, nëpërmjet një kukulle. Shpikësi Kristian Beili, krijuesi i kukullave me famë botërore thotë se ajo mund të shitet në miliona euro.

Kukulla- President, mban veshur një kostum elegant, një kollare, këpucë prej lëkure. Ai mban në dorë një pendë me të cilën nënshkruan marrëveshjen e aneksimit të Krimesë.

Lodra  është projektuar që të rrotullohet dhe gjatë kësaj kohe dëgjohet muzike tipike ruse, për të krijuar efektin e dëshiruar.

E gjithë kjo është arritur pas punës së gjatë të Beilit, i cili thotë se kukulla -Putin nuk është për tu blerë nga çdo kush. Ajo do të shitet në një ankand që pritet të  zhvillohet në Këln të Gjermanisë, me 14-15 nëntor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.