roze

Keanu Reevs: Hollivudi më ka braktisur

reevs-keanuPak aktorë kanë mundur që me interpretimet e tyre të shënojnë rekorde në box office siç ka bërë Keanu Reevs në 30 vitet e fundit dhe po të pakët janë aktorët që kanë vuajtur nga epoka e re e ndryshimit të studiove të Hollivudit.

Reevs, i njohur për rolet në “Point Break”, “Speed” dhe trilogjinë “Matrix” do të shfaqet së shpejti në ekranin e kinemasë me “John Wick”, një film i mbushur me aksion, por realizuar në mënyrë të pavarur nga vetë aktori.

Në fakt, Reevs nuk punon me një studio kinematografike që prej “47 Ronin”, filmi me buxhet të lartë i “Universal” që dështoi me arkëtimet, ndërkohë që para këtij ai nuk kontaktohej nga një studio që prej 2008-s, kur “Warner Bros” riprodhoi “The Day the Earth Stood Still”.

Tani, në një intervistë për mediat amerikane, aktori shpjegon se nuk është i kënaqur nga kjo braktisje.

“Të vjen keq, por është kështu. Mund të kesh eksperienca pozitive dhe negative. Ajo që më pëlqen tek studiot janë burimet dhe bota që mund të krijojnë ato dhe natyrisht, prodhuesit më të mirë të filmave punojnë në studio. Megjithatë, unë dua të vazhdoj përpara, t’i bëj gjërat dhe të tregoj historitë”, ka thënë Reevs.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button