Home / Bota / Amerika / Sulm me sëpatë në Nju Jork: Një i vdekur, dy policë të plagosur

Sulm me sëpatë në Nju Jork: Një i vdekur, dy policë të plagosur

Një njeri me sëpatë e ka kthyer një rrugë të Nju Jorkut në një skenë kaosi të përgjakshme, duke e goditur me sëpatë një polic në pjesën e prapme të kokës dhe një tjetër në krah, përpara se dy oficerë policie të tjerë ta qëllonin atë për vdekje në vend.

A body lays covered on Jamaica Avenue near 162nd street in the borough of Queens in New York

Oficeri Kenneth Healy, 25 vjeçar, kishte vetëm pesë muaj që ishte në detyrë kur i çmenduri Zale Thompson, 32 vjeçar, nga Queens – një “dijetar”, por “çuditshëm” i konvertuar se fundi në Islam – ia theu pjesën e prapme të kafkës me një sëpatë të vogël.

Një grua 29-vjeçare duke ecur një gjysmë-blloku me tutje, larg nga çmenduria që po ndodhte, u godit në shpinë nga një plumb qorr i policisë dhe tani është në gjendje të qëndrueshme, sipas burimeve të Daily- Telegraf.

Policia e Nju Jorkut është duke hetuar nëse ekstremizmi islamik ka luajtur ndonjë rol në sulmin që në dukje ishte i rastësishëm, i cili la policin në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën të enjten në mbrëmje.

“Nuk ka asgjë që ne dimë në këtë kohë që do të tregonte se ka të bëjë me terrorizmin islamik,” tha komisioneri i policisë, Uilliam Bratton, në një konferencë për shtyp në Spitalin Xhamajka të enjten.

“Kjo është ajo së çfarë hetimi do të përpiqet  të përcaktoj,” Bratton tha

Leave a Reply

%d bloggers like this: