Home / Sporti / Edhe Beogradi i pakënaqur nga vendimi, trajneri Advocaat: Shqipëria ia hodhi pa u lagur

Edhe Beogradi i pakënaqur nga vendimi, trajneri Advocaat: Shqipëria ia hodhi pa u lagur

dikuuuFederata Serbe e Futbollit është e pakënaqur me vendimin e UEFA-s, pavarësisht se kjo Federate është organizatorja e ndeshjes.

Sipas drejtuesve të kësaj Federate, do të pritet vendimi i detajuar dhe më pas do të parashtrohet ankesa. Ata thonë se është e pashembullt, që Serbia të marrë ndeshjen me rezultat zyrtar dhe më pas t’i merren tre pikët, por jo edhe Shqipërisë.

Në një diskutim të gjatë, Federata serbe ka vendosur të kërkojë bashkëpunim me institucionet e sigurisë për të gjetur fakte të reja lidhur me ndeshjen. “Mbi futbollin serb dhe Federatën janë duke u testuar modalitete të reja dhe ky nuk është shembull i mirë”, thuhet në reagimin e Federates serbe.

Mediat vendase kanë vlerësuar se Serbia ka fituar vetëm golavarazh. Në të njëjtën linjë me Federatën është edhe trajneri i kombëtares, Dick Advocaat. Tekniku holandez është shprehur i habitur që Shqipëria ka dalë e palagur nga ky vendim.

“Nuk e kuptoj pse jemi ndëshkuar vetëm ne, pasi ishin ata që nuk dëshironin të luanin në asnjë lloj rrethane, madje as një ditë më pas. Unë mendoj se dikush dëshiron që Serbia të mos jetë pjesëmarrëse në ‘Euro 2016’.Megjithatë, edhe pa tifozë ne do të bëjmë maksimumin që të kualifikohemi”, ka përfunduar komentin e tij pas vendimit të UEFA-s, Dick Advocaat.

Ndërkohë, gjatë mesditës së të premtes, në mediat serbe u përfol se kryetari i Federatës serbe, Tomislav Karaxhiç, do të dorëhiqet pasi pritjet kanë qenë më të mëdha, por edhe ky lajm u hodh poshtë nga drejtues të Federatës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: