Ekonomia

KESH publikon detajet e kontratës së anijeve që do të prodhojnë energji termike në Triportin e Vlorës

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH sh.a.) publikoi detajet mbi kontratën e anijeve që do të prodhojnë energji termike në Triportin e Vlorës.

KESH bëri të ditur se brenda afatit të publikuar, kanë shprehur interes shoqëritë “Exelerate Energy dhe Renco” s.p.a si dhe “Distributed Power Solution”.

Sipas KESH-it, “Exelerate Energy dhe Renco” s.p.a, është kualifikuar gjatë vlerësimit kualifikues, ndërsa shprehja e interesit nga “Distributed Power Solution” nuk ishte në përputhje me dispozitat e thirrjes për shprehje të interesit.

“Oferta nga ‘Exelerate Energy dhe Renco’ s.p.a. është vlerësuar për vlerësimin selektiv sipas thirrjes për shprehje interesi dhe është shpallur fitues”, thuhet në njoftimin e KESH-it.
Aseti gjenerues termik i ofruar përbëhet nga dy mjete notuese në të cilat janë të vendosur motorë për prodhimin e energjisë elektrike me kapacitet total të instaluar prej 110 MW.

Sipas specifikimeve teknike, aseti gjenerues i ofruar gjeneron energji elektrike nëpërmjet përdorimit të lëndës së parë Heavy Fuel Oil dhe lëndës dytësore Light Fuel Oil.

Qiraja ditore për asetin gjenerues me kapacitet 110 MW është 63 mijë dollarë dhe vlerë ditore e operimit dhe mirëmbajtjes së asetit është 31,500 dollarë.

Lidhja e asetit gjenerues termik me sistemin e transmetimit do të realizohet në pikën e lidhjes Nst/TEC Vlora – Nst/ Babica 220 kV. Periudha e qiramarrjes e ofruar është dyvjeçare nga momenti i komisionimit.

Emetimi i gazrave nga aseti gjenerues termik, i deklaruar në përputhje me IFC/World Bank Emission Guidelines (plant ≥ 50MW to ≤ 300 MW), 31 maj 2017. Konsumi specifik i lëndës djegëse është 220 kg/MWh. Lënda djegëse do të prokurohet nga KESH sh.a., sipas nevojës së gjenerimit.

Ofruesi i asetit i ka dhënë shoqërisë KESH të drejtën që në përfundim periudhës së qirasë aseti dhe infrastruktura ndihmëse do të mbesë në pronësi të KESH sh.a.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button