Rajoni

Bullgaria pret gaz nga SHBA me çmime më të ulëta se ato të Gazpromit

Në Uashington, Kryeministri Kirill Petkov u takua me Nënpresidenten e SHBA-së Kamala Harris.

“Ne kemi konfirmuar partneritetin strategjik midis Bullgarisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe angazhimin tonë për të diversifikuar furnizimet energjetike. Ne do të punojmë për të thelluar bashkëpunimin në interes të të dy vendeve – për të arritur pavarësinë e gazit për Bullgarinë dhe rajonin”, shkroi Petkov në Facebook

Në bisededimet në Shtëpinë e Bardhë, u ra dakord për dërgesat e gazit të lëngshëm natyror në Bullgari me çmime nën ato të Gazprom, të cilat do të fillojnë në qershor, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

kraina do të ndërpresë një të tretën e furnizimit me gaz rus në Evropë përmes një pike kryesore tranziti në rajonin e Luganskut, duke fajësuar pushtuesit rusë, të cilët morën nën kontroll një stacion kryesor të gazit. “Gazprom” njoftoi se kalimi alternativ i propozuar i tranzitit përmes një stacioni në rajonin Sumi të kontrolluar nga Ukraina është teknikisht i pamundur.

Në 24 orët e fundit, ushtria ukrainase zmbrapsi 12 sulme ruse në Donbas dhe vazhdoi ofensivën e saj në veri të Harkov. Kjo e ka detyruar Moskën të transferojë trupat ruse nga Izjum në përpjekje për të ndaluar ukrainasit që të zhvillojnë suksesin e tyre, njoftoi Instituti Amerikan për Studime të Luftës (ISW).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button