Kronika

Trafikantët ‘heqin dorë’ nga bananet/ Kokainë brenda qymyrit në Portin e Durrësit, shoqërohet në polici ekuipazhi i anijes

53 pako me kokainë janë gjetur sot në një anije qymyri në Portin e Durrësit. Ndryshe nga herët e tjera, ku kokaina është gjetur në banana, kësaj radhe trafikantët kanë ndryshuar strategjike duke e fshehur sasinë e drogës në qymyr.

Ekuipazhi i anijes në Portin e Durrësit është shoqëruar në polici.

Sipas gazetares së Top Channel, Dorja Bezat, qymyri është porositur nga Kolumbia nga një kompani kromi në Shqipëri emri i së cilës nuk bëhet i ditur për shkak të hetimit.

Kokaina është kapur në hambarin e anijes “Unistream” me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe. Ajo ishte e ndarë në 53 pako, në dy çanta, ndërsa kërkimi për sasi të tjera droge vijon ende mes 6500 ton qymyr.

Operacioni është kryernga Task Forca e Durrësit, e cila ka zbuluar kokainën në anijen që sillte qymyr nga Kolumbia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button