Home / Bota / Suedia nënshkruan dokumentin e aplikimit për anëtarësim në NATO

Suedia nënshkruan dokumentin e aplikimit për anëtarësim në NATO

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, ka nënshkruar dokumentin e aplikimit të vendit të saj për anëtarësim në NATO.

Në transmetimin drejtpërdrejtë nga Ministria e Jashtme, Linde nënshkroi dokumentin e aplikimit për anëtarësim, duke theksuar se ka bërë më të mirën për Suedinë.

Ajo shtoi se për shkurt kohë bashkë me Finlandën do t’i dorëzojnë NATO-s dokumentin e aplikimit.

Kryeministrja e vendit, Magdalena Andersson, dje kishte njoftuar se si rezultat i bisedimeve të zhvilluara në kuvend, qeveria e Suedisë ka vendosur që të aplikojë në NATO

Leave a Reply

%d bloggers like this: