Home / Ekonomia / Të liberalizuarit, 32.72 lekë/kwh për bizneset në 35kv; Kalon tarifa 20, 10, 6 kv dhe rregullorja për terminalin e gazit në Vlorë

Të liberalizuarit, 32.72 lekë/kwh për bizneset në 35kv; Kalon tarifa 20, 10, 6 kv dhe rregullorja për terminalin e gazit në Vlorë

Enti Rregullator i Energjisë miratoi këtë të enjte çmimet e energjisë që do të paguajnë bizneset në treg të lirë për muajin prill ku ato në tension 35 kv do të paguajnë një tarifë 32.72 lekë/kwh.

Ky çmim është gati katër herë më i lartë në raport me çmimin me të cilat këto biznese përballeshin në treg para nisjes së krizës së çmimeve, një valë që u përshkallëzua nga vjeshta e vitit të shkuar.

Sipas të dhënave të raportuara nga Furnizuesi i Shërbimit Universal pjesë e të cilit është Furnizuesi i Mundësisë së Fundit në total janë shpenzuar 20 milionë euro për blerjen e energjisë për 420 mijë kwh ndërkohë që çmimi mesatar i ponderuar i blerjes së energjisë rezultoi 27.84 lëkë/kwh.

Kësaj më pas i shtohen edhe element të tjerë që përbëjnë çmimin final siç janë kostoja administrative, kostoja e transmetimit dhe shpërndarjes.

Enti miratoi gjithashtu edhe çmimin e energjisë për bizneset e tjera që kanë dalë në treg të lirë nga 1 janari i këtij viti të lidhur në tension 20,10,6 kv.

Këto të fundit po trajtohen me një çmim prefencial që është pak më shumë se çmimi mesatar i tregut falë një kontrate që është nënshkruar me Korporatën Elektronenergjetike Shqiptare.

Kështu FMF blen një sasi energjie nga KESH me 12 lekë dhe një pjesë tjetër nga tregu duke i mestarizuar këto e jep këtë energji tek biznesi në tension të mesëm.

Pavarësisht se aplikimi i Furnizuesit ishte që biznesi në tension 20 kv dhe ai në 10, 6 kv të ishte me 18.8 lekë/kwh Enti vendosi që për biznesin në 20 kv të qëndronte çmimi 18.8 lekë/kwh ndërsa për biznesin e lidhur në 10kv dhe 6 kv çmimi të jetë 19.69 lekë/kwh për faturat e prillit.

Përveç çmimit të energjisë për bizneset në treg të lirë Enti miratoi këtë të hënë edhe rishikimin e një rregulloreje e cila lidhet me terminalin e gazit natyror të lëngshëm në terminalin e Vlorës.

Ndryshimet u bënë në një sërë pikash të rregullores të cilat saktësuan termat e Operatorit të Sistemit të GNL, Operimin e sistemit të GNL-së, përcaktimin e menaxhimit, mirëmbajtjes, zhvillimin, mbikëqyrjen, marrëdhëniet kontraktuale, të drejtat apo detyrimet e palëve të përfshira e një sërë elementësh të tjerë.

Ndër të tjera u nënvizua edhe angazhimi që ka marrëveshja me Exxon Mobil dhe planet e gazifikimit që parashikojnë tubacionin për lidhjen me TEC- Vlorën, tubacionin për në terminalin GNL dhe depozitimi në Dumre.

Leave a Reply

%d bloggers like this: