Ekonomia

“Agroturizmi Huqi” zgjeroi aktivitetin falë mbështetjes së AZHBR-së

Investimet në agroturizëm po bëhen tërheqëse për mjaft individë, veçanërisht për ata që rrënjët i kanë të lidhura me fshatin. Aktiviteti i tyre po shtrihet në të gjitha ditët e javës, duke mos u fokusuar më vetëm në fundjavë. Lehtësitë fiskale kanë nxitur zhvillimin e tyre.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga “Agroturizmi Huqi”, në fshatin Radë të Durrësit.

“Në fshatin Radë të Durrësit, “Agroturizmi Huqi” e ka zgjeruar aktivitetin falë mbështetjes së qeverisë përmes Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR), duke realizuar një zhvillim spektakolar rreth e qark liqenit”, u shpreh Rama në rrjetet sociale.

Në shtator është parashikuar të hapet programi IPARD 3, me një fond prej 150 milionë euro të Bashkimit Evropian dhe qeverisë shqiptare që do të vendosen në dispozicion për financimin e bujqësisë dhe agroturizmit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button