Bota

KIEV – Ukraina i kërkon Gjermanisë ndalimin e furnizimit me gaz përmes ”Nord Stream 1”

Furnizuesit ukrainas të energjisë i kanë bërë thirrje Gjermanisë që të ndalojë transportin e gazit rus përmes gazsjellësit ”Nord Stream 1”, pasi Moska vazhdon të bombardojë Ukrainën, ndërsa Sllovakia zvogëloi ndjeshëm kërkesën për furnizime nga Moska.

”Nëse Berlini nuk ndalon plotësisht rrjedhën e gazit rus, ai duhet të paktën të zvogëlojë ndjeshëm sasinë”, sipas furnizuesit shtetëror ukrainas ”Naftogaz” dhe operatorit shtetëror të rrjetit.

”Nord Stream 1” është gazsjellësi më i rëndësishëm që transporton gazin rus në Gjermani.

”Ai kalon përmes detit Baltik dhe ndihmon në sigurimin e furnizimit me gaz në Evropë”, tha kreu i grupit, Serhiy Makohon në televizionin ukrainas.

”Por, ne po shohim se Rusia po i shkel plotësisht këto parime”, theksoi ai.

Qeveritë në të gjithë Evropën po përpiqen të reduktojnë ndjeshëm ose t’i japin fund nevojës së tyre për energji nga Rusia, duke kërkuar të shmangin financimin e mëtejshëm të luftës së Moskës kundër Ukrainës.

Lufta, e cila filloi më 24 shkurt, nuk tregon asnjë shenjë përfundimi, pavarësisht raundeve të shumta të sanksioneve ndaj Moskës dhe furnizimit me armë për Ukrainën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button