Kronika

Pranga ish-kreut të ALUIZNI-t Vlorë, dha leje ndërtimi kundër ligjit

Janë arrestuar ditën e sotme ish-drejtori rajonal i ALUIZNI-t, Roland Tafilaj, dhe ish-shefi i sektorit të këtij institucioni Feti Deromenaj, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

policia

Po ashtu në pranga ka rënë edhe ish-përgjegjësi i sektorit të Aluizni-t të Sarandës, Laert Canaj. Sipas Prokurorisë nga hetimi ka rezultuar se shtetasit e akuzuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dhënë leje legalizimi për një numër të lartë ndërtimesh dhe shtesa ndërtimesh, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Prokuroria e Sarandës ka nisur hetimin bazuar në një kallëzim të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Deri në këtë fazë të hetimit, Prokuroria ka evidentuar të paktën 24 raste të lejes së legalizimit për objekte shërbimi (lokale dhe hoteleri) në Ksamil, të cilat janë ngritur në vijën bregdetare ose pranë saj, si edhe në zona arkeologjike, muzeale e turistike, ku është i paligjshëm ndërtimi.

Ndërkohë, Prokuroria e Sarandës po vijon hetimet edhe për një numër të madh objektesh, të cilat dyshohet se janë legalizuar në kundërshtim me ligjin, në zonën e Sarandës dhe për të cilat kanë përgjegjësi bashkërisht shtetasit, ndaj të cilëve është vendosur masa e sigurisë arrest me burg.

Roland Tafilaj, për të cilin gjykata e Sarandës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për “arrest me burg”, është dënuar pak javë më parë nga Gjykata e Vlorës për të njëjtën akuzë (shpërdorim detyre) me 1 vit e gjysmë burgim. Kjo çështje është aktualisht në Apel dhe personi i pandehur po vijonte procesin gjyqësor në gjendje të lirë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button