Qeveritare

Gjiknuri: Ndëshkim për vjedhësit e energjisë

Qeveria shqiptare nis sot një aksion kombëtar, për evidentimin dhe arrestimin e të gjithë atyre që vjedhin energjinë elektrike. Në orën 10:00 ka nisur në Pallatin e Kongreseve një takim me temë “Takim kombëtar. Mbrojtja e energjisë dhe lufta ndaj krimit urban dhe mjedisor, sfida të përgjegjësisë publike”, që do t’i japë shtysë fillimit të aksionit me dorë të hekurt në terren.

damian-gjiknuri
Ministri i Energjitikes, Damian Gjiknuri

Në takimin ku kryeministri Rama pritet të bëjë publike detajet e aksionit,  janë të pranishëm rreth 2 mijë pjesëmarrës.
Ky aksion kombëtar u njoftua pesë ditë më parë nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se operacioni do të nisë fillimisht ndaj bizneseve të mëdha, ku dyshohet se ka vjedhje masive të energjisë elektrike.

GJIKNURI: TË SHMANGIM KOLAPSIN, AKSIONI TERAPI E NEVOJSHME KUNDËR TUMORIT
Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri theksoi domosdoshmërinë e aksionit kundër abuzuesve me energjinë elektrike, për të shmangur kolapsin e sistemit energjetik. Në takimin e zhvilluar në Pallatin e Kongreseve, Ministri Gjiknuri tha se përfshirja e forcave policore në këtë aksion mund të duket e panatyrshme, por sipas tij, situata e krijuar është një emergjencë, për përballimin e së cilës nevojitet mbështetja e organeve të drejtësisë.

“E ardhmja e sektorit energjetik varet edhe nga veprimet jetike që do të ndërmarrim në muajt në vijim. Roli i organeve të drejtësisë është kyç.
Sektori energjetik ka plagë të thella, të trashëguara të cilat na kanë sjellë në këtë pikë ku jemi. Ajo çka pret publiku nga ne është se pas kësaj terapie aq të nevojshme çfarë perspektive do të ketë sektori energjetik. Ne gjetëm një kufomë energjetike. Duhet të shmangim kolapsin, ky aksion është terapi e nevojshme kundër këtij tumori.”- deklaroi ministri Gjiknuri.

Ministri i Energjetikës theksoi se përveç qytetarëve, përgjegjësi për vjedhjen e energjisë kanë edhe persona brenda kompanisë, (faturistë, elektricistë), që siç tha ai duhet të mbajnë përgjegjësi përpara ligjit.

Ndër të tjera, ministri Gjiknuri nënvizoi se duke ndryshuar modelin e tregut, do të bëhet e mundur që HEC-et private të shesin energjinë direkt dhe të mos mbeten barrë mbi KESH-in.

“HEC-eve do t’ju sigurojmë të gjitha të drejtat që kanë nga kontrata por nuk do të jenë më një mbibarrë mbi KESH. Duke ndryshuar modelin e tregut, duke bërë që HEC-et private të shesin energjinë direkt dhe të jenë të parat në radhe sa herë ka nevojë për energji. Do të shlyejmë detyrimet e prapambetura të HEC-eve private.”- deklaroi Gjiknuri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button