Home / Kronika / Mohammed Hasan Jalood Alshammari zgjidhet president i Federatës Botërore të Peshëngritjes, Pirro Dhima zv. president

Mohammed Hasan Jalood Alshammari zgjidhet president i Federatës Botërore të Peshëngritjes, Pirro Dhima zv. president

Mohammed Hasan Jalood Alshammari është zgjedhur president i Federatës Botërore të Peshëngritjes, ndërsa Pirro Dhima zv. president.
Federata Botërore e Peshngritjes çeli dje punimet e Kongresit Special Zgjedhor për zgjedhjen e Presidentit dhe komitetit të saj ekzekutiv.

Dje në Pallatin e Kongreseve u zhvillua një ceremoni e zgjeruar artistike për nder të mbi 250 delegatëve të pranishëm pjesëmarrës në këto votime, punimet u çelen pas fjalës së  Presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes Elez Gjoza, presidentit të Komitetit Olimpik Fidel Ylli dhe ministres së Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi.

Por Tirana nuk ishte e vetmja pjesëz e këtyre zgjedhjeve të IWF, mes kandidatëve  ishte edhe ish-peshëngritësi shqiptar edhe pse si përfaqësues i Greqisë, ish-tre herë kampioni olimpik dhe fitues i shumë medaljeve botërore dhe europiane në këtë sport Pirro Dhima.

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: