Home / Politika / Kancelari i Austrisë: BE të shohë përparimin që ka arritur Shqipëria! Njerëzit janë të dëshpëruar, nuk është e ndershme të përzihen gjërat

Kancelari i Austrisë: BE të shohë përparimin që ka arritur Shqipëria! Njerëzit janë të dëshpëruar, nuk është e ndershme të përzihen gjërat

Në Forumin Europian Wachau, kancelari i Austrisë Karl Nehammer foli për vendimin e parlamentit bullgar për të pranuar propozimin francez për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut. Nehammer tha se pati zgjidhje të mirë për demokracinë ndërsa theksoi se BE duhet të shohë përparimin që ka arritur Shqipëria.

“Sa absurde do të ishte nëqoftëse një kancelar austriak nuk do të rrinte krahë Shqipërisë që ajo të bëhej pjestare e familjes europiane.

Kryeministri shqiptar ka të drejtë kur thotë “Po, në Ballkan ka shumë detyra për t’u bërë” dhe në Bosnje Hercegovinë ka edhe më shumë që duhet bërë, por nuk mund t’i krahasoni vendet me njëri-tjetrin. Si ministër i brendshëm, unë mund të konfirmoj përpjeket që ka bërë Shqipëria për sigurimin e sundimit të ligjit, sigurinë e brendshme, transparencën, sidomos në kuptimin europian.

Na duhet po kështu të jemi të hapur. BE duhet të shohë se sa i madh është përparimi që keni arritur dhe njerëzit janë kaq të dëshpëruar se nuk është e ndershme që të përzihen gjërat me njëra-tjetrën. Tashmë që ka pasur një votë në parlamentin bullgar dhe më lini ta theksoj, kryeministri bullgar humbi votëbesimin në parlamentin e tij për shkak të kësaj dhe po lufton për ekzistencën politike si kreu i qeverisë.

Kur vjen fjala për çështjen që duhet të ketë dakordësi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për ta zhbllokuar këtë proces, e mori përsipër këtë rrezik dhe pavarësisht situatave të vështira, dje pati një zgjidhje të mirë për demokracinë. Këtu Europa është e fortë dhe e bashkuar, është e rëndësishme që rajoni të bashkëpunojë. Është detyrimi ynë që të sigurohemi që procesi të nisë njëherë e mirë.

Rruga drejt BE për Austrinë ka qenë një shteg mjaft i mundimshëm, jo i lehtë. Në nivel të brendshëm ka patur shumë diskutime dhe më së fundi gjetëm konsensus dhe më  pas pas vijuan vite të tëra negociatash derisa u bëmë anëtarë përfundimisht i BE”, tha kancelari i Austrisë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: