Ekonomia

Doganat mbledhin 72.5 miliardë lekë TVSH

Të ardhurat e mbledhura nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) nga Administrata Doganore gjatë gjysmës së parë të vitit llogariten 72.5 miliardë lekë.

Sipas DPD-së, krahasuar me gjashtëmujorin e vitit të shkuar, këto të ardhura rezultojnë rreth 13,6 miliardë lekë më të larta.

Ndikimin kryesor e dha rritja e importit të energjisë me rreth 3.3 miliardë lekë më tepër se në të njëjtën periudhë të 2021, e pasuar nga rritja e çmimit të karburantit. Ndikimi i drejtpërdrejt në TVSH nga rritja e çmimit të karburantit llogaritet 2.7 miliardë lekë më shumë se në 6-mujorin e parë 2021.

Ndërkohë, ndikimi në TVSH nga rritja e çmimeve të mallrave të konsumit të përgjithshëm, llogaritet 2 miliardë lekë, ndërsa nga importi i metaleve bazë rreth 2 miliardë lekë më tepër.

Nga importi i gazit të lëngshëm efekti në TVSH llogaritet rreth 1 miliard lekë më tepër, ndërsa nga rritja e çmimit të materialeve plastike, efekti në TVSH llogaritet 420 milionë lekë më shumë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button