Ekonomia

Gjiknuri: Do shmangim kolapsin, vjedhja e energjise kërcënim kombëtar

Nis punimet konferenca “Mbrojtja e energjisë dhe lufta ndaj krimit urban dhe mjedisor, sfida të përgjegjësisë publike”

Konferenca per energjine Foto Florian Abazaj (2) Qeveria shqiptare nis sot një aksion kombëtar, për evidentimin dhe arrestimin e të gjithë atyre që vjedhin energjinë elektrike.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri në konferencën “Mbrojtja e energjisë dhe lufta ndaj krimit urban dhe mjedisor, sfida të përgjegjësisë publike” theksoi domosdoshmërinë e aksionit kundër abuzuesve me energjinë elektrike, për të shmangur kolapsin e sistemit energjetik. Gjiknuri tha se përfshirja e forcave policore në këtë aksion mund të duket e panatyrshme, por tha ai, situata e krijuar është një emergjencë, për përballimin e së cilës nevojitet mbështetja e organeve të drejtësisë.

“E ardhmja e sektorit energjetik varet edhe nga veprimet jetike që do të ndërmarrim në muajt në vijim. Roli i policisë dhe i organeve të drejtësisë është kyç. Sektori energjetik ka plagë të thella, të trashëguara të cilat na kanë sjellë në këtë pikë ku jemi. Duhet të shmangim kolapsin, ky aksion është terapi e nevojshme kundër këtij tumori,” deklaroi ministri Gjiknuri.Konferenca per energjine Foto Florian Abazaj
Sipas ministrit Gjiknuri, kjo situatë erdhi për shkak të një mungesë totale me investimeve në sektor, një borxhi të akumuluar që arrinte mbi 1.1 miliard dollarë, për shkak të një privatizimi të dështuar që bëri qeveria dhe politikave keqmenaxhese dhe favorizuese. Të gjitha këto, tha ai, çuan në falimentimin e këtij sektori.

Në takim është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili pritet të bëjë publike detaje të aksionit.

Ky aksion kombëtar u njoftua pesë ditë më parë nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se operacioni do të nisë fillimisht ndaj bizneseve të mëdha, ku dyshohet se ka vjedhje masive të energjisë elektrike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button