Home / Bota / Dilma Rousseff zgjidhet presidente për një mandat të dytë

Dilma Rousseff zgjidhet presidente për një mandat të dytë

ee387Presidentja braziliane e majtë, Dilma Rousseff, u rizgjodh dje për një tjetër mandat katërvjeçar dhe menjëherë i ftoi kundërshtarët e saj për dialog, duke u angazhuar që të kryejë një reformë të thellë politike dhe të përforcojë luftën kundër korrupsionit.

Kandidatja e Partisë së Punonjësve (PT) fitoi me 51,64 për qind të votave kundër 48,36 për qind që morri kundërshtari i saj i qendrës së djathtë Aecio Neves, i Partisë Socilaiste braziliane (PSDB), në përfundim të fushatës elektorale që ndau brazilianët sipas klasave të tyre sociale.

Rezultati i këtij raundi të dytë është më i ngushti që prej vitit 1985 kur në krye ishte diktatura ushtarake në Brazil, vendi më i madh i Amerikës Latine.

Dilma Rousseff, 66 vjeç, ka humbur terren në raport me zgjedhjen e saj të parë në vitin 2010, nën euforinë e mrekullisë social-ekonomike të presidentit të më parshëm Luiz Inacio Lula da Silva.

Ajo në atë kohë kishte fituar me 56,05 për qind të votave kundër kandidatit të PSDB-së në atë kohë, Jose Serra (43,95 për qind).

PT-ja, në pushtet prej 12 vitesh, kishte humbur 18 vende më 5 tetor gjatë zgjedhjeve legjisltaive.

Kjo vjen për shkak të një pakënaqësie në rritje që ka të bëjë me ngadalësimin ekonomik dhe me skandalet për korrupsion

Leave a Reply

%d bloggers like this: