Home / Rajoni / Rusia shpall “persona të padëshiruar” 14 diplomatë bullgarë

Rusia shpall “persona të padëshiruar” 14 diplomatë bullgarë

“Hapat jomiqësore kundër Rusisë, besojmë se nuk kanë asnjë anë të përbashkët me interesat kombëtare të Bullgarisë dhe popullit të saj”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka shpallur 14 diplomatë bullgarë në vend “persona të padëshiruar”.

Në një deklaratë nga ministria thuhet se ambasadori i Bullgarisë në Moskë, Atanas Krastin është thirrur në ministri dhe i është dorëzuar protesta që autoritetet bullgare kanë shpallur në mënyrë të papranueshme si “persona të padëshiruar” 70 diplomatë rusë.

“Si përgjigje ndaj hapave të ndërmarrë nga qeveria bullgare për të ulur numrin e përfaqësuesve të misionit diplomatik rus, ambasadorit Krastin iu dorëzua notë proteste se 14 diplomatë të Bullgarisë në Rusi janë shpallur “persona të padëshiruar”.

“Hapat jomiqësore kundër Rusisë, besojmë se nuk kanë asnjë anë të përbashkët me interesat kombëtare të Bullgarisë dhe popullit të saj”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse.

Katër diplomatë bullgarë dhe dhjetë punonjës teknikë nga përfaqësitë tona diplomatike në Moskë, Shën Petersburg dhe Ekaterinburg, si dhe nga Qendra e Industrisë Bullgare në Moskë, duhet të largohen nga Federata Ruse brenda 120 orëve, njoftoi MPJ bullgare.

Leave a Reply

%d bloggers like this: