Home / Rajoni / Lidhja e gazit е Bullgarisë me Greqinë është në rrezik, mendon ish-kryeministri

Lidhja e gazit е Bullgarisë me Greqinë është në rrezik, mendon ish-kryeministri

Qeveria e përkohshme po vë në rrezik lidhjen e gazit me Greqinë (ICGB). Kështu shkruan ish-kryeministri Kirill Petkov në një postim në Facebook në komentin e tij të parë pas inaugurimit të qeverisë së përkohshme. Ai saktëson se me vendim të ministrit të ri të energjetikës Rosen Hristov nga e mërkura është anuluar vendimi për “miratimin e zgjedhjes së Bordit Mbikëqyrës të ICGB-së”.
Kështu, sipas Petkovit, kompania nuk do t’i plotësojë kërkesat për ndryshimin e strukturës korporative sipas modelit të Operatorit të Pavarur të Transmisionit, gjë që krijon rrezik për vonesë ndaj afatit të caktuar nga rregullatorët. Kjo nënkupton vonesë të uljes drastike të çmimit të gazit nga Azerbajxhani, shkruan Petkov.

Ministria e Ekonomisë hodhi poshtë informacionin e publikuar nga Petkov. Refuzimi i regjistrimit është nga Agjencia e Regjistrimit dhe është i motivuar nga kërkesat administrative të paplotësuara dhe dokumentet e detyrueshme që mungojnë si vendim i autoriteteve rregullatore kombëtare për miratimin e vendimeve të marra, njofton Ministria.

Leave a Reply

%d bloggers like this: