Home / Kosova / Ambasadorja Jacobson, mesazh liderëve politikë!

Ambasadorja Jacobson, mesazh liderëve politikë!

ambasadorja-jacobson-mesazh-lider-euml-ve-politik-euml_hdAmbasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Jacobson, ka porositur liderët e partive politike që të angazhohen për t’i dhënë fund bllokadës politike disamuajshe dhe t’i formojnë institucionet e dala nga zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit.

Duke folur në ceremoninë e shënimit të “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, e cila mbahet nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, ambasadorja Jacobson tha se shtetit të Kosovës i duhen ligje të miratuara por, siç tha ajo, nuk ka Kuvend për ta bërë këtë.

“Lëni dallimet mënjanë dhe krijoni qeverinë dhe Kuvendin”, porositi ambasadorja e ShBA-ve.

Ambasada amerikane ka ndihmuar Kosovën në projektet për mbrojtjen e viktimave si krijimi i strehimoreve për viktimat e dhunës familjare.

Ceremonia e sotme filloi me një minutë heshtje për të gjitha viktimat e krimit në Kosovë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: