Politika

Anëtarët e rinj të KLD-së, PS-ja propozon Albana Shtyllën e Vangjel Kostën

Rama-Mbledhje-grupi-PS-320x169Pas shkarkimit të enjten nga Kuvendi të Elvis Çefajt dhe Lulzim Lelçajt, mazhoranca qeverisëse ka nisur mbledhjen e firmave për dy anëtarët e rinj të KLD-së, të clët pritet t’i propozohen Kuvendit për të mbushur vendet bosh.

Nga burime pranë Partisë Socialiste, pas mbledhjes së grupit parlamentar, ku mori pjesë dhe kryeministri Edi Rama, bëhet me dije se dy kandidaturat janë Albana Shtylla dhe Vangjel Kosta.

Ky i fundit është propozuar më parë nga ish-presidenti Bamir Topi për në Gjykatën Kushtetuese, por që u rrëzua asokohe nga mazhoranca e udhëhequr nga Sali Berisha. Ndërsa Albana Shtylla, është Sekretare e Përgjithshme e Kuvendit dhe ish-anëtare e KQZ-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button