Home / Bota / Uashingtoni: Aleatëve të zgjerojnë luftën kundër ISIS-it edhe në internet

Uashingtoni: Aleatëve të zgjerojnë luftën kundër ISIS-it edhe në internet

ee744SHBA-ja i kërkoi sot aleatëve të saj që luftojnë grupin Shteti Islamik (ISIS) që ta zgjerojnë luftën e tyre edhe në internet, gjatë një mbledhje në Kuvajt mbi mënyrat e bllokimit të propagandës xhihadiste të shpërndarë nëpër rrjetet sociale.

Koordinatori amerikan i koalicionit ndërkombëtar, gjenerali John Allen, e cilësoi, në hapje të kësaj mbledhje, këtë propagandë për luftë të tmerrshme që synon të rekrutojë dhe të shkatërrojë njerëz të pafajshëm.

Ai vlerësoi se “ISIS-i do të mundet realisht vetëm kur legjitimiteti i propagandës së tij ndaj të rinjve vulnerabël do të mohoet”.

Gjenerali Allen u shpreh përpara të dërguarve të Bahreinit, Britanisë së Madhe, Egjiptit, Francës, Irakut, Jordanisë, Libanit, Omanit, Katarit, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe që merrnin pjesë në këtë mbledhje.

SHBA-ja ka ngritur një koalicion me vende perëndimore dhe arabe për të zhvilluar sulme ajrore kundër ISIS-it në Irak dhe në Sirir dhe të mbështesë në terren rebelët sirianë, ushtrinë irakiane dhe grupet e armatosura kurde.

Leave a Reply

%d bloggers like this: